Aplikacion
Trajneri Hansi Flick do të marrë drejtimin e Barcelonës në El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit, pavarësisht ndarjes nga jeta të babait të tij.
Homazhet do të bëhen në Nou Camp, me një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes dhe lojtarët do të mbajnë shirita të zinj në krahë gjatë ndeshjes.
Duke njoftuar lajmin të dielën pasdite, Barcelona tha: “FC Barcelona i dërgon gjithë dashurinë tonë Hansi Flick pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Ne ndajmë dhimbjen tuaj dhe mendimet tona janë me ju dhe familjen tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.”
61 vjeçari mund t’i japë Barcelonës dy tituj radhazi në La Liga me një fitore ose barazim kundër Realit.
Ish-trajneri i Bayern Munich dhe Gjermanisë ka fituar katër trofe me Barcelonën që kur zëvendësoi Xavin në maj 2024.
Rivalët e tyre të ashpër nga Madridi thanë në një deklaratë: “Real Madridi, presidenti i tij dhe drejtorët e tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e babait të Hansi Flick.“