zoom

Aktualitet

Tragjike/ Shënohet viktima e parë nga zjarret në vend, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet se ka humbur jetën një i moshuar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital.

Lajmi i rëndë është konfirmuar nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup.

Mësohet se ata kanë qenë duke luftuar me flakët, pasi një zjarr përfshiu ditën e sotme tre fshatra të Antigonesë, Tranoshisht, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.