zoom

Aktualitet

U asfiksua nga zjarri në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital ushtari

Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, pasi ishte i përfshirë në operacionin e ndërhyrjes duke luftuar flakët në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.

Mësohet se gjendja e ushtarit është e rëndë. Ndërkohë, drejt Tiranës është nisur me urgjencë bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”. Gruaja po dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar.