Aplikacion
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, ku si pasojë e rënies së mjetit në lumin Osum ka humbur jetën nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar.
Fillimisht u tha se fëmija ishte nxjerrë me shenja jete nga mjeti, por policia konfirmon lajmin e hidhur, që nëna dhe fëmija kanë humbur jetën.
Mjeti është fundosur në lumin Osum, dhe pavarësisht ndërhyrjes së qytetarëve, nuk është bërë e mundur nxjerrja në kohë e dy viktimave.
Kanë qenë qytetarë të shumtë ata që janë futur në lumë për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ambulanca dhe ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur më vonë, ku dhe është konstatuar vdekja e dy familjarëve.
Mjeti tip Benz u pëembyt në lumë, në vendin që njihet ndryshe dhe si Ura e re në Berat./ Zoom.al