zoom

Aktualitet

Tragjedia në Sarandë/ 23-vjeçari që përplasi dy motrat lihet pas hekurave

Tragjedia në Sarandë/ 23-vjeçari që përplasi dy motrat lihet pas hekurave

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kevin Norrën, 23 vjeç, i cili shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë–Delvinë.

Nga përplasja humbën jetën motrat Rozina dhe Ela Dhimaku, ndërsa mbeti e plagosur rëndë Antonela Zhupa.

Prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi mbajtjen në qeli të të riut, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Sipas hetimeve paraprake, Norra drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me shpejtësi shumë të lartë, duke kryer një parakalim të rrezikshëm.

Dy motrat që humbën jetën po shkonin në spital te vëllai, i cili është i sëmurë me leuçemi. Sipas dëshmive të familjarëve, motrat shisnin misra për të siguruar të ardhura për familjen.

Ndërsa 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik ishte specialist në Ministrinë e Brendshme./ Zoom.al

Postime të lidhura