zoom

Aktualitet

Humbi dy vajzat në aksident në Sarandë/ Flet për herë të parë babai: S’e fal dot zemra

Humbi dy vajzat në aksident në Sarandë/ Flet për herë të parë babai: S’e fal dot zemra

Tre javë pasi humbi dy vajzat në aksidentin tragjik në Sarandë, babai i Rozina dhe Elvisa Dhimakut thyen heshtjen.

Mes dhimbjes, Riza Dhimaku tha në emisionin “Për Shqiptarët”, se këtë ngjarje nuk do e falë dot kurrë.

Ai apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm në rrugë, të mos përdorin alkool apo lëndë narkotike, siç ishte rasti i 23-vjeçarit Kevi Norra, që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy vajzat e tij.

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshin më ngjarje të tilla”, u shpreh Riza Dhimaku.

Dy motrat Dhimaku udhëtonin me makinë kur u goditën nga një mjet tjetër, që drejtohej nga Kevi Norra. Ai ishte i dehur në timon dhe po lëvizte me shpejtësi. Ngjarja tragjike ndodhi më 24 gusht./ Zoom.al

Postime të lidhura