zoom

Aktualitet

Tragjedi/ Vetëm 21-vjeç, Covid i merr jetën studentit të mjekësisë

Covid ka shkaktuar trazira dhe shumë kaos në vend, ndërsa mësohet se ka marrë jetën e një të riu nga fshati Polis i Librazhdit, i quajtur Emiljano Tola. 21-vjeçari mësohet se ishte student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe sipas shokëve Tola ishte shtruar në gjendje të rëndë në një nga spitalet Covid, por fatkeqësisht nuk ka mundur të luftojë betejën me virusin dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë edhe Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë, ka reaguar për ndarjen nga jeta të studentit, teksa përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.