Aplikacion
Shtatë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor, në departamentin qendror të Francës Eure-et-Loir të martën në mbrëmje, sipas medias lokale “Le Parisien”.
Aksidenti me tre automjete të përfshira ka ndodhur pak para orës 19:00, në rrugën e departamentit 921.
Automjeti i parë, me pesë persona në brendësi të tij, është përplasur me një mjet tjetër që vinte në drejtim të kundërt, në të cilin ndodhej një çift. Më pas mjeti i parë është përplasur me një mjet të tretë, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Për vdiqën pesë personat në automjetin e parë dhe çifti që ndodhej në makinën e dytë. Dy persona në automjetin e tretë u plagosën dhe u dërguan në spitalin lokal.
Trafiku u ndërpre në të dy drejtimet gjatë ndërhyrjes të autoriteteve, teksa hetimet për shkaqet dhe rrethanat janë ende aktive nga autoritetet franceze. /ZOOM.AL/