zoom

Aktualitet

Aksidenti në Greqi/ Vazhdojnë kërkimet në Larisa, 47 viktima e 4 shqiptarë të zhdukur

Ekipet e shpëtimit në Greqi po vazhdojnë kërkimet për të gjetur personat e humbur nga aksidenti tragjk i përplasjes së dy trenave në Larisa.

Zjarrfikësit deklaruan se janë 47 trupa të dërguar në morg, ndërsa pritet që shifra të arrijë rreth në 55, edhe pse nuk përjashtohet skenari i frikshëm disa pasagjerë të mos gjenden kurrë. Vetëm 11 viktima janë identifikuar deri tani, ndërsa për 33 do të përdoret testi i ADN.

Sipas mediave njoftohet se ka dy shqiptar janë të shtruar në gjendje të rëndë në spital në kujdesin intensivë të mjekëve. Gjithashtu, sipas mediave thuhet se tre shqiptar janë deklaruar të humbur, mes tyre Klaudia Lata.

Të afërmit e tyre po kërkojnë në rrjetet sociale dhe mediat, duke u përpjekur me dëshpërim për të gjetur ndonjë informacion të dobishëm për ta.

Gjithashtu në vendngjarjen e tragjedisë do të kryhet autopsia e aksidentit nga Policia Rrugore e Larisës./zoom.al/