Aplikacion
Një anije me rreth 100 emigrantë në bord është përmbysur rreth 14 milje në jug të ishullit italian të Lampedusës. Sipas, mediave italiane, ka viktima dhe dhjetëra persona të zhdukur.
Raportohet se deri tani janë gjetur 20 trupa të pajetë nga motobarka të ndryshme që po udhëtonin drejt Lampedusës. Ende janë 27 persona të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë në kushte të vështira.
Njësitë detare dhe ajrore të rojes bregdetare italiane po punojnë pa ndërprerje për gjetjen e të mbijetuarve, ndërsa shkaqet e mbytjes nuk janë konfirmuar ende./ Zoom.al

