zoom

Aktualitet

Tragjedi në Thumanë/ Bie nga kati i 3-të, ndërron jetë i riu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Thumanë të Krujës. Një i ri ka rënë nga kati i 3-të i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jëtë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.