zoom

Aktualitet

Tragjedi në Fushë-Arrëz/ Kamioni shtyp minatorin

Një punëtor 20-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz.

Drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në Miniera Rrapush Tola tha se ngjarja ka qenë aksidentale.

“Një kamion në hyrje të galerisë ka shtypur një punonjës” tha Tola.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti tragjik ka ndodhur nga pakujdesia.