zoom

Lajme

A do të bëjë dasmë? Era Rusi zbulon se është në një lidhje dhe flet për partnerin misterioz

Këngëtarja Era Rusi ka treguar se është në një romancë.

Artistja rrëfeu se është e lumtur me partnerin e saj, por refuzoi që t’i zbuloj identitetin.

Era Rusi ka refuzuar të tregojë detaje nga lidhja e saj e dashurisë, teksa shtoi se nuk i zbulon identitetin pasi nuk është njeri i kamerës.

Nuk është i fshehur, thjesht nuk është njeri i kamerës dhe unë e kam respektuar këtë gjë. Patjetër që ekziston. Jam shumë e lumtur, nuk e di a kemi dasmë këtë vit”, tha ajo në “E diell”.

E pyetur nëse e ka marrë propozimin për martesë, këngëtarja refuzoi të përgjigjej.