zoom

Aktualitet

Tragjedi në Shkodër/ Zjarri përpin shtëpinë. Vdes 52-vjeçari, gruaja shpëton mrekullisht

Një 52-vjeçar u dogj në banesën e tij në orët e para të mëngjesit, në lagjen Zogan në Shkodër.

Ai ndodhet në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që banesa u përfshi nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Policia njoftoi se bashkëshortja e tij arriti të dalë nga shtëpia pa pësuar dëmtime nga zjarri.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.