Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në bregdetin e Shëngjinit, ku pesë të rinj që ndodheshin në det janë “rrëmbyer” nga dallgët e forta.
Sipas të dhënave paraprake, grupi i të rinjve ka hyrë në ujë për t’u larë, por kushtet detare janë përkeqësuar papritur. Rrymat e forta i kanë tërhequr më thellë, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit brenda pak minutash. Për pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa të tjerët janë në spital.
Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 16:30 është marrë njoftimi se disa persona që po laheshin në det kishin hasur vështirësi serioze për shkak të kushteve të përkeqësuara detare dhe rrymave të forta që i kanë tërhequr më thellë.
Menjëherë në zonë janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë edhe qytetarë me mjete lundruese tip Jet Ski, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të rinjve nga uji.
Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë shtetas nga Kosova, ndërsa gjendja e tre të mbijetuarve po ndiqet nga mjekët./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit