zoom

Aktualitet

Tragjedi në Patok/ Mbytet 16-vjeçari, në gjendje kritike shoku i tij

Tragjedi në Patok/ Mbytet 16-vjeçari, në gjendje kritike shoku i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagunën e Patokut, ku një 16-vjeçar u mbyt, ndërsa shoku i tij është në gjendje kritike për jetën.

Sipas burimeve policore, dy 16-vjeçarë, shokë me njëri-tjetrin, kanë tentuar të kalojnë përmes një kanali që lidh lagunën me detin, por janë përballur me rryma të rrezikshme.

Si pasojë, një prej tyre është mbytur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në spital.

Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërsa në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, polumbarë dhe njësitë e specializuara të RENEA-s. Era e fortë dhe dallgët po e vështirësojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë./ Zoom.al

Postime të lidhura