Aplikacion
Një varkë me dhjetëra emigrantë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane është përmbysur sot në ujërat e Mesdheut, duke shkaktuar vdekjen e mbi 40 personave.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit bregdetar Mahdia, në Tunizi. Sipas mediave të huaja, në bord ndodheshin rreth 70 persona që po përpiqeshin të kalonin detin për të mbërritur në Evropë.
Forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe operacionet vijojnë në kërkim për të mbijetuar. Deri më tani, vetëm pak trupa janë nxjerrë nga deti.
Autoritetet vendase po punojnë për identifikimin e viktimave, ndërsa organizatat humanitare kanë bërë apel për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së emigrantëve, që shpesh udhëtojnë në kushte të rrezikshme dhe me mjete të improvizuara./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore


