Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ujërat e Bodrumit, në jugperëndim të Turqisë, ku një gomone me emigrantë u fundos vetëm pak minuta pas nisjes, duke shkaktuar të paktën 14 viktima.
Lajmi u konfirmua nga Roja Bregdetare Turke, e cila u vu në lëvizje pas një telefonate nga një shtetas afgan. Ai kishte arritur të shpëtonte në një zonë shkëmbore dhe sinjalizoi për ndihmë rreth orës 01:00 të mëngjesit të 23 tetorit.
Në bord ndodheshin 18 persona që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin detar. Deri tani, trupat e 14 prej tyre janë nxjerrë në breg, ndërsa dy persona janë gjetur gjallë. Për dy të humbur të tjerë vazhdojnë kërkimet me katër mjete lundruese dhe një helikopter të Rojës Bregdetare./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore
