zoom

Bota

Një tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me klandestinë. 13 të vdekur dhe 27 të zhdukur

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Mesdhe.

Të paktën 13 emigrantë sudanezë humbën jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur, kur varka në të cilën udhëtoni u fundos pranë brigjeve të Tunizisë.

Zyrtari shtoi se në bordin e varkës që u nis nga porti Sfax, Tunizi, ndodheshin 42 shtetas sudanezë, dy prej të cilëve u shpëtuan.

“Alarm Phone”, një mbështetje e pavarur për njerëzit që kalojnë Detin Mesdhe në rrugën për në Bashkimin Europian, njoftoi të mërkurën se roja bregdetare tuniziane shpëtoi 105 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin. /ZOOM.AL/