Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në provincën e Foggia-s.
Sipas mediave italiane, i mituri, Alesio, ishte duke luajtur në sheshin e qytetit në Castelluccio dei Sauri, pranë një shatërvani, kur ka rrëshqitur dhe është përplasur me forcë. Si pasojë e goditjes në zonën e qafës dhe gjoksit, ai ka humbur ndjenjat dhe më pas ka pësuar arrest kardiak.
Në vendngjarje ka ndërhyrë fillimisht një mjek reanimator që ndodhej rastësisht aty, i cili i dha ndihmën e parë. Pak minuta më vonë mbërritën ekipet e urgjencës, por pavarësisht përpjekjeve që zgjatën mbi 45 minuta, fëmija nuk arriti të mbijetonte.
Trupi i 10-vjeçarit është transportuar në morgun e Foggias dhe ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Në orët në vijim pritet të vendoset nëse do të kryhet autopsi për të sqaruar plotësisht shkaqet e vdekjes./ Zoom.al