zoom

Sport

Tragjedi në Brazil! Bie nga ura autobuzi me ekipin e futbollit, humbin jetën 4 të rinj

Katër persona kanë vdekur në Brazil, pasi autobusi që po transportonte ekipin e të rinjve të klubit të futbollit Esporte Clube Vila Maria Helena ra nga ura me një lartësi prej 10m.

29 persona të tjerë u lënduan nga aksidenti horror në Alem Paraiba, në shtetin e Minas Gerais në jug-lindje të vendit.

Viktimat janë tre adoleshentë, të moshave mes 14 e 17 vjet dhe një i rritur, njofton uebfaqja braziliane “G1”.

24 nga të lënduarit u dërguan në spitalin e Sao Salvador, ndërsa 5 të tjerë u transportuan drejt Casa de Caridade Leopoldinense, në Leopoldina.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin ndërsa po kalonte në urën BR-116 dhe automjeti ra poshtë me kokë në një përrua.

Policia po e heton rastin, ndërsa thuhet se shoferi ishte mbi shpejtësinë e lejuar në atë segment. /zoom.al/