zoom

Lajme

Tragjedi/ Gjendet i pajetë në det 6-vjeçari. U zhduk teksa notonte me nënën e tij

Tragjedi/ Gjendet i pajetë në det 6-vjeçari. U zhduk teksa notonte me nënën e tij

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një 6-vjeçar, Carlo Panizzo, u gjet pa shenja jete në orët e para të së martës.

Ai ishte zhdukur pasditen e së hënës, ndërsa po notonte me nënën e tij në plazhin Ca’ Pasquali.

Sipas autoriteteve italiane, trupi u lokalizua rreth orës 3:00 të mëngjesit, rreth 100 metra larg bregut dhe në një thellësi prej 2 metrash. Pasi u dha alarmi për zhdukjen, në vendngjarje u angazhuan forca të shumta të rojës bregdetare, zjarrfikës, roje plazhi, helikopterë dhe dhjetëra pushues, të cilët u përfshinë vullnetarisht në kërkime.

Për disa orë me radhë, të gjithë po shpresonin për gjetjen e Carlos gjallë, por me ardhjen e natës, për shkak të kushteve të vështira dhe mungesës së gjurmëve, shpresat u zbehën./ Zoom.al