zoom

Aktualitet

Trafiku i armëve nga Shkodra, lihen në burg policja e Burgjeve dhe 4 të tjerët

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurimit arrest ne burg për 5 të arrestuar për trafik armëve nga Shkodra në Tiranë, gjatë operacionit “Repishti”.

Mes të ndaluarve është edhe një femër, police e Burgjeve, që shoqëronte të tjerët.

Në qeli janë lënë Denisa Halilaj, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie. Prokuroria tha se ka prova, teksa u sekuestruan 11 armë dhe municione, të futura në valixhe.

Ata u kapën në zonën e “Freskut” në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Repishta”, teksa vinin nga Malësia e Madhe me 11 armë në valixhe.

Sabian Hasaj, Redi Nika dhe Mirjan Hasaj ishin në automjetin tip “BMW”, ndërkohë që Denis Hasaj dhe Denisa Halilaj ishin në mjetin “Golf”, i cili përdorej për të hapur rrugën. Denisa Halilaj ishte edhe police e Burgjeve, teksa shoqëronte me mjet të dyshuarit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura