zoom

Aktualitet

Gëzoi vetëm për pak orë lirinë nga Amnistia, mbetet në burg “Buzëderri”. Do ekstradohet në Itali

Sokol Sinomataj, i njohur edhe me nofkën “Buzëderri” në Vlorë,  i cili gëzoi lirinë nga Amnistia vetëm pak orë për shkak se u arrestua sërish, doli sot para togave të zeza. Ai është paraqitur në seancë nën masa të rrepta sigurie ku Gjykata e Vlorës është blinduar nga RENEA.

Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatajt (në rreth te foto), ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg me afat 40 ditë”, me qëllim ekstradimi.

Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e 46-vjeçarit drejt Italisë, pasi Gjykata e Milanos 12 vjet burg për veprat penale te “ organizata kriminale” dhe “trafikim ilegal i klandestinëve”, teksa ka edhe një dënim në mungesë me 12 vite burgim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: -Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,” njoftoi policia pas arrestimit të tij.

Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, u lirua nga qelia më 24 prill pasi përfitoi nga amnistia penale, për t’u arrestuar sërish në Vlorë nga uniformat blu për llogari të shtetit italian. Djali i tij, Gëzim Sinomataj, (në foton kryesore), u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.

Sinomataj mori lejen e posaçme nga burgu dhe ishte i pranishëm në varrimin e të birit i shoqëruar nga efektivët. Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. /ZOOM.AL/