zoom

Aktualitet

Amnistia e liroi por s’i rezistoi dot “vesit” pas disa orësh, Gjykata lë në burg “skifterin”

Gjykata e Korçës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Isufin, të riun që nuk i rezistoi dot “vesit” dhe pak orë pas lirimit nga qelia si pasojë e Amnistisë fundjavën e kaluar, iu rikthye vjedhjeve.

Isufi ka qenë i dënuar për vjedhje (automjetesh) edhe më herët. Dhe ka qenë pikërisht një automjet tjetër që ka shënjestruar sapo ka qenë i lirë, i cili ishte i parkuar në një lagje të Korçës.

Pavarësisht tentativës, Isufi është arrestuar dhe rikthyer në paraburgim. Teksa sot në seancë me dyer të mbyllura u vendos izolimi i tij dhe procedimi si përsëritës i veprës penale. /ZOOM.AL/