zoom

Lajme

Jul Deda analizon lojën dhe tregon emrat e 4 finalistëve të BBV

Aktori Jul Deda gjatë një bisede me Erjola Doçin ka treguar katër emrat që sipas tij janë finalistë të BBV.

Ai përfshiu veten, moderatoren, si edhe Egla Cenon, ndërsa Romeo Veshaj është shpallur finalist i parë.

“Nuk e di nëse është Meritoni, por ti, Egla dhe unë mund të shkojmë në finale”, tha aktori.

Por Erjola u shpreh se edhe Roza Lati mund të jetë një prej finalisteve.

Biseda mes dy banorëve:

Erjola Doçi: Sa veta mendon se mund të shkojnë në finale Jul? Unë them 5

Jul Deda: 5 janë gjysma e çmimit

Erjola Doçi: 5 mendoj unë, 6 janë shumë

Jul Deda: Me të thënë të drejtën 4 janë tamam

Erjola Doçi: Nëse do të ishin 4 kush do të ishte

Jul Deda: Nuk e di nëse është Meritoni, por ti, Egla dhe unë mund të shkojmë në finale

Erjola Doçi: Ti po more burrë. Edhe Roza është

Jul Deda: Se di, por të shikoj si do të kalosh kërë herë sepse ka të bëjë shumë me këto që kanë ndodhur këto ditë

Erjola Doçi: Duke më vendosur gjëra mbi shpinë dhe duke më akuzuar kot. Ska gjë se unë e marr me sportivitet