zoom

Aktualitet

Kush janë të arrestuarit si trafikantë armësh në Tiranë (Fotot)

Personat që shihni në foto janë të arrestuarit e mbrëmjes së djeshme në zonën e “Freskut” në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Repishta”, teksa vinin nga Malësia e Madhe me 11 armë në valixhe.

Janë sekuestruar 11 kallashnikovë ne bagazhin e një automjeti. Ka dyshime që armët vinin nga Shkodra për t’u shitur në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti” u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj dhe Mirjan Hasaj.

Sabian Hasaj, Redi Nika dhe Mirjan Hasaj ishin në automjetin tip “BMW”, ndërkohë që Denis Hasaj dhe Denisa Halilaj ishin në mjetin “Golf”, i cili përdorej për të hapur rrugën. Denisa Halilaj ishte edhe police e Burgjeve, teksa shoqëronte me mjet të dyshuarit. /ZOOM.AL/