zoom

Aktualitet

Deklarata e ekspertit: Një zyrtar i lartë në Tiranë po fsheh Nikolla Gruevskin në shtëpi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shkruan se një zyrtar i lartë në vend po fsheh ish-kryeministrin Maqedonas në arrati, Nikolla Gruevskin në shtëpi.

Me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se se pse nuk po hetohet politikani i lartë që ka në shtëpinë e tij në Tiranë, Gruevskin. Karamuço ngre pyetjen se pse nuk po verifikohet ende kjo ngjarje nga autoritet tona.

Reagimi i Ervin Karamuços:

Cili është politikani i lartë që ka fshehur në shtëpinë e tij në Tiranë, ish kryeministrin Maqedonas në arrati Gruevskin?

Pse kjo ngjarje nuk po verifikohet ende nga autoritetet tona?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet pak kohë më parë nga gazetari Alban Dudushi se ai ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi

Meta u përgjigj me ironi se ai fjeti një natë në vilën e tij te Gjiri i Lalëzit, ndërsa shtoi se ai ka komunikimet të vazhdueshme me të dhe se ka respekt.

“Është e vërtetë që Gruevski erdhi te ju? Po po erdhi te shtëpia ime fjeti aty pasi i bëri Monika mëngjes e përcolla e iku. Po po fjeti në një natë në vilën te Gjiri i Lalëzit”, ironizoi Meta.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, u shpall në kërkim në nëntor të vitit 2018 pas urdhër-arrestit të lëshuar për rastin “Tanku”. Asokohe Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se po kryhen kontrolle në gjithë vendin, por edhe përtej kufijve ku dyshohet se stresohet Nikolla Gruevski.

Për të ka pasur edhe një dënim në mungesë nga gjykata maqedonase, teksa akuzohet se kishte përvetësuar sende të tjera që i janë besuar në lidhje me punën e tij, si kryetar i VMRO-DPMNE-së që nuk i kishte paraqitur paratë si donacione për partinë, por i kishte përvetësuar. Bëhet fjalë për shumën e 1.3 milionë eurove, ku togat e zeza kanë dhënë dënimin në mungesë, me 7 vite burg. Gjithashtu edhe SHBA-të e kanë shpallur si person “Non Grata”.