zoom

Aktualitet

Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë

Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë

SPAK ka përfunduar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër arreste.

Burime bëjnë me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në mes të të arrestuarve edhe një zyrtar policie Erjon Dani. Ish-zyrtari Dani ka ushtruar detyrën edhe ne komisariatin 3 në tiranë por ka disa kohë qe është larguar nga policia.
Akuza edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

SPAK pritet të nxjerrë një njoftim për shtyp në lidhje me këtë çështje. Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram. Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani.

Urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

Goditja ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.

Postime të lidhura