zoom

Politikë

“Tradhtari” i socialistëve/ Taulant Balla, i vetmi që kujtoi përvjetorin e Skëndërbeut

Si për ironi të fatit, në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shqipërinë po e viziton presidenti turk, Erdogan.

Teksa kryeministri Rama duket se po i kthen nderin e vizitës së tij në Turqi, Erdoganit, duke u siguruar që gjithçka të jetë më shumë se një vizitë e thjeshtë zyrtare, përvjetori i heroit tonë është lënë në hije.

Askush prej socialistëve nuk i ka dedikuar një postim Gjergj Kastriot Skëndërbeut, siç është e udhës në ditë të tilla të shënuara. Përjashtim bën vetëm njëri, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Sot 554-vjetori i kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mënyra më e mirë për të vlerësuar Heroin tonë Kombëtar është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Volteri ka shkruar se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”, shkruan Balla në Facebook.