zoom

Politikë

Rama pret me nderime Edrogan, Meta e LSI i bëjnë jehonë përvjetorit të Skënderbeut

Një ceremoni me nderimet më të larta protokollare, bllokim rrugësh kombëtare si kurrë ndonjëherë, një grup të rinjsh me flamuj të Turqisë në Rinas, me siguri të pandërgjegjshëm përse dhe për kë po i valvisin. Kjo është pritja që Edi Rama i rezervoi presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mbërriti në Shqipëri për të inaguruar 524 ndërtesa të reja për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Laçit. 

Ardha e Erdogan përkon me një datë të rëndësishme. Është 17 janari, dita e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. 

I pari që i ka kujtuar kryeministrit se kjo datë duhet të ishte ditë ceremoniale për të përkujtuar Skënderbeun ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai postoi një video nga filmi “Skënderbeu”, me skena të tilla ku Gjergj Kastrioti u thyen kokat pushtuesve turq, të cilën e shoqëroi me këtë mesazh: 

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.”

Pas tij, një tjetër “goditje” për kryeministrin që pret me salltanete Erdoganin erdhi nga LSI. Petrit Vasili postoi një koment të gjatë, duke e quajtur Ramën “këpucëlëpirës”. 

Kepucelepirsit e qeverise perballe lavdise shekullore e madheshtore te Skenderbeut tone! Nderi dhe krenaria shume shekullore e Skenderbeut ndrin dhe eshte nderi i cdo shqiptari. Ndrin dhe shkelqen ane e mbane botes. Eshte pranuar kjo madheshti e Skendebeut me perulesi dhe nderim nga miqte dhe armiqte. Ja çthone me gojen e tyre. Sulltan Mehmeti  kur mori vesh për vdekjen e Kryeheroit  tonë tha: 

”Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë. Mjerë krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.

Mbreti Ferdinand i Napolit e quante Baba! Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë e quanin “Atlet i Krishtit”. Mbretëresha Elisabetë e Parë: “Shfarosës i turqëve”.

Ndersa Volteri shprehej:

” Sikur perandoret e Bizantit të ishin si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.

Nje shesh madheshtor ” Piazza Albania”  ndodhet ne Rome ku ndrin e nderohet Statuja e Skenderbeut mbi kale, pikerisht ne kryeqendren e Cezareve dhe te perandorise me te lavdishme te te gjithe kohrave perandorise Romake. Armet e tij ruhen me nderim ne Muzeun e Vjenes. Ndersa ne Shqiperi nje qeveri batakçinjsh, te shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgje, por me te rendesishme ka t’ju beje hosana pese kacidheve lemoshe e tu lepije kembet sevapçinjve. Skenderbeu ndrin dhe kurajua krenare e tij per tu perballur e per te lartesuar emrin e Arberit do te na udheheqe gjithmone. Sa per kepucelepirsit ka nje vend edhe per ta ne koshin e plehrave te historise.

Edi Rama s’e ka fshehur asnjëherë simpatinë për presidentin turk, sikundër as Erdogan për kryeministrin shqiptar, i cili po ashtu i rezervoi një pritje madhështore atij në vizitën e tij zyrtare në Turqi. /Zoom.al