Aplikacion
Në të treja fushat që Eurostat analizon, nga situata financiare, marrëdhëniet personale dhe shfrytëzimin e kohës, shqiptarët janë më të pakënaqurit në raport me vendet e tjera.
Kënaqësia për situatën e financiare e një shqiptari me arsim të përgjithshëm ose të mesëm është 4.4 pikë, ndërsa një shqiptar me arsim të lartë dhe më tej, është 5.7 pikë. Në të dyja rastet, është treguesi më i ulët i të gjitha vendeve në Europë. 10 janë pikët më të larta.
Për marrëdhëniet personale, kënaqësia e një shqiptari me arsim të thjeshtë është 6.7 pikë dhe një tjetri me arsim të lartë 7.2 pikë.
Përdorimi i kohës rezulton po ashtu më eficient me qytetarët me arsim të lartë.
Eurostat e ndan analizën e kënaqësisë sipas gjinive dhe doënse në vendet e tjera ka një hendek, në Shqipëri burrat dhe gratë janë njësoj të pakënaqur, rreth 70% e tyre . Vetëm 30% e grave dhe burrave në Shqipëri janë të lumtur. Në Europë burrat janë më të kënaqur se gratë.
Mesatarja europiane e kënaqësisë së jetesës është 7.1 pikë, por shumë vende nuk e kanë arritur.
Islanda dhe Zvicra janë vendet më të lumtura në Europë sipas raportit.
Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës mblidhet më 17 Maj, por Kosova mbetet jashtë axhendës