zoom

Aktualitet

DASH prezanton Strategjinë për Hapësirën Ndërkombëtare Kibernetike, Ambasada: Ja çfarë synohet

Departamenti Amerikan i Shtetit prezantoi së fundmi Strategjinë e SHBA për Hapësirën Ndërkombëtare Kibernetike dhe Politikat Digjitale, e cila fokusohet në qëllimet e përbashkëta.

Ambasada Amerikane, në një postim në rrjetet sociale shkruan se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneriteteve ndërkombëtare për çështjet kibernetike mbetet i fortë dhe se Strategjia thekson punën me aleatët dhe partnerët për të ndërtuar një ekosistem digjital të mbrojtur, elastik dhe në përputhje me vlerat.

“Duke u fokusuar në solidaritetin digjital në vend të epërsisë digjitale, ne parashikojmë një të ardhme ku njerëzit në mbarë botën përdorin teknologji të sigurta digjitale për t’u angazhuar në mënyrë të sigurt dhe të hapur në internet, për të marrë me siguri shërbime dhe informacione kritike nga qeveritë e tyre dhe për të nxitur një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse”, shkruan ambasada. /ZOOM.AL/