zoom

Kosova

Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës mblidhet më 17 Maj, por Kosova mbetet jashtë axhendës

Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës nuk do të diskutojnë për Kosovën në mbledhjen që pritet ta mbajnë gjatë kësaj jave, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar.

Sipas agjendës, ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës.

“Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave javën e ardhshme. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë”, thuhet shkurtimit në përgjigjen e KiE-së për median “Koha.net”.

Agjenda do të përfshijë masat që KiE-ja po vazhdon të marrë në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut (miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023) dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit. /ZOOM.AL/