Aplikacion
Torino ka shkarkuar trajnerin Marco Baroni pas humbjes ndaj Genoas, e cila ishte e 13-ta për këtë sezon në Serie A.
Klubi granata ka lëvizur shpejt duke emëruar Roberto D’Aversën si pasuesin e tij, me objektivin e vetëm sigurimin e mbijetesës. Edhe pse distanca nga zona e ftohtë konsiderohet aktualisht e sigurt, forma e mirë e rivalëve ka detyruar presidentin Cairo të ndryshojë kurs.
D’Aversa ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2026, pa opsion rinovimi automatik. Në stafin e tij do të jetë edhe Salvatore Sullo, një emër i njohur për tifozët pasi ka qenë bashkëpunëtor i Gian Piero Venturës te Torino.
Tekniku i ri do të drejtojë stërvitjen e parë këtë të martë në “Filadelfia”, ndërsa debutimi i tij është caktuar për të dielën kundër Lazios. D’Aversa rikthehet në stol pas eksperiencës së fundit me Empolin në sezonin 2024-25.