zoom

Lajme

“Topi i Artë 2025”, zbulohen fituesit

“Topi i Artë 2025”, zbulohen fituesit

Lojtarët më të mirë të futbollit shqiptar si edhe protagonistët e Kombëtares u shpërblyen gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga FSHF, “Topi i Artë 2025”.

Ceremonia u zhvillua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku u ndanë çmime për golashënuesit më të mirë, talentet e vitit, trajnerët dhe arbitrat, si dhe për formacionin më të mirë të kampionatit.

Fituesit kryesorë të këtij edicioni u shpallën Bekim Balaj te djemtë dhe Megi Doçi te vajzat. Balaj shpalli gjithashtu lajmin e veçantë se do të bëhet baba këtë vit. Në kategorinë “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u zgjodh kapiteni Berat Gjimshiti, ndërsa çmimi i tifozëve shkoi për Mario Mitajn. Trajneri i vitit u shpall Edlir Tetova, ndërsa formacioni më i mirë përfshinte emra si Balaj, Djasinani, Bregu e Aliji.

Gjatë mbrëmjes, u nderuan gjithashtu futbollistët e Kombëtares me çmimin “Ëndërr Botërori”, ndërsa për femra u shpërndanë trofe për “Talentin e Vitit” dhe “Këpucën e Artë”. Festa përfshiu edhe momente të veçanta, si urimet për Alen Sherrin për ditëlindjen e tij dhe prezantimin e kujtimeve të muzeut të FSHF-së./ Zoom.al

Postime të lidhura