Aplikacion
Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur sërish Turqinë, ku një sulm me armë zjarri është regjistruar në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş.
Sipas raportimeve fnga mediat vendase, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mes viktimave janë një mësues dhe tre nxënës, ndërkohë që autori është një nxënës i klasës së tetë në të njëjtën shkollë. Dyshohet se ai ka përdorur një armë që i përkiste babait të tij, i cili më herët ka shërbyer si oficer policie.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se arma mund të jetë marrë pa leje nga banesa dhe është përdorur brenda ambientit të klasës.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas një sulmi tjetër të ngjashëm në Sanliurfa, ku një person i armatosur hyri në një shkollë me një pushkë gjahu, plagosi disa persona dhe më pas vrau veten./ Zoom.al