zoom

Bota

Rritet numri i viktimave në Turqi, 9 të vdekur nga sulmi në shkollë

Rritet numri i viktimave në Turqi, 9 të vdekur nga sulmi në shkollë

Bilanci i sulmit me armë zjarri në një shkollë në Turqi është rënduar, duke shkuar në të paktën 9 viktima dhe 13 persona të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën jugore të Kahramanmaraş, ku një nxënës i armatosur ka hapur zjarr brenda një shkolle të mesme, duke shkaktuar panik dhe pasoja tragjike.

Sipas raportimeve të mediave vendase, autori është një nxënës i klasës së tetë, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare lidhur me motivet apo rrethanat e plota të sulmit.

Forcat e sigurisë dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitale për ndihmë mjekësore./ Zoom.al

Postime të lidhura