zoom

Aktualitet

Tjetër kullë 50 katëshe në Tiranë, ja në cilën zonë do të ndërtohet

Tjetër kullë 50 katëshe në Tiranë, ja në cilën zonë do të ndërtohet

Në Tiranë një tjetër kullë do të ngrejë kokë.

“Bond Tower” është projekti më i ri që do t’i shtohet kryeqytetit.

Ky projekt do të zërë një sipërfaqe mbi 50 metër katrorë në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha”, në pjesën perëndimore të Tiranës, një zonë që është në zhvillim e sipër.

Kulla 50-katëshe është projektuar për t’u bërë një ikonë, pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të kryeqytetit shqiptar.

Ndërtesa bashkon hapësirat rezidenciale, komerciale, zyra dhe hotele, duke reflektuar jetën e gjallë urbane të qytetit.

Ajo do të ketë siluetën e dy trupave të bashkuar, duke u bërë një portë për përvojat e reja urbane.

Postime të lidhura