zoom

Aktualitet

Tjetër aksident dramatik në Elbasan-Tiranë, një nga mjetet shpërthen në flakë

Një tjetër aksident dramatik ka ndodhur sot pasdite, këtë herë në aksin Tiranë-Elbasan, ku përplasja e dy mjeteve solli dhe shpërthimin në flakë të njërit prej tyre.

Policia bëri me dije se rreth orës 14:30, në autostradën Elbasan-Tiranë, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K.

Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

“Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thanë burime zyrtare. /ZOOM.AL/