zoom

Lajme

Tirana shkarkon trajnerin Vangjel Mile pas humbjes me Vorën

Tirana shkarkon trajnerin Vangjel Mile pas humbjes me Vorën

Klubi i Tiranës ka shkarkuar nga detyra trajnerin Vangjel Mile. Vendimi, sipas klubit, ka qenë konsensual. Por lagimi i Miles vjen pas rezultateve të dobëta në dy javët e para të kampionatit. Në ndeshjen e parë Tirana barazoi me Bylisin dhe në javën e dytë u mund nga ekipi modest i Vorës.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit. KF Tirana falënderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, -thuhet në njoftimin zyrtar të Klubit të Tiranës.

Vangjel Mile u emërua si trajner i klubit të Tiranës në mes të korrikut 2025. /Zoom.al

Postime të lidhura