zoom

Lajme

Tirana përforcon mbrojtjen, firmos me futbollistin nga Kosta Rika

Tirana përforcon mbrojtjen, firmos me futbollistin nga Kosta Rika

Tirana nuk ndalet në merkato. Bardheblutë kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro, i cili është tashmë pjesë e skuadrës kryeqytetase.

26-vjeçari nga Kosta Rika mbërriti në Shqipëri së bashku me Fredi Alvarez, futbollist i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim. Alvarez vlerësohet rreth 700 mijë euro në platformën “Transfermarkt”.

Cortes vjen për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, repart ku Tirana ndodhej në emergjencë për shkak të mungesave. Ai ishte së fundmi pjesë e skuadrës Liberia në kampionatin e Kosta Rikës dhe kjo është eksperienca e tij e parë jashtë vendlindjes.

Njoftimi zyrtar i klubit:

“Mirësevjen, Johan Enrique Cortes Alfaro!
Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që i bashkohet Tiranës. Mbrojtësi, pas kryerjes së analizave mjekësore, ka hedhur firmën që e bën zyrtarisht pjesë të klubit. 25-vjeçari i është bashkuar menjëherë ekipit në fushën stërvitore dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Nuhiu.”/ Zoom.al

Postime të lidhura