Aplikacion
Tirana është shpallur fituese e derbit me rezultatin 3-0 ndaj Partizanit e duke e zbritur këtë të fundit në fund të renditjes.
Takimi nisi me kujdes nga të dyja skuadrat, por në minutën e 19-të Falaye shënoi golin e parë pas një gabimi të mbrojtjes së kuqe.
Vetëm pak minuta më vonë, në të 30-tën, Patatsia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Albion Markut. Sulmuesi gjeorgjian u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Tabekou vulosi fitoren me golin e tretë, duke e bërë të pamundur reagimin e “demave”. Tirana e menaxhoi qetë ndeshjen deri në fund, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e Roberto Bordin ngjitet në vendin e tetë me pesë pikë. Nga ana tjetër, Partizani mbetet në vendin e parafundit me katër pikë. Për “demat”, kjo ishte humbja e katërt radhazi. Zoom.al/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës