zoom

Slider

Tirana bëhet qesharake me komunikatën për Shehin, zyrtari ngatërron fjalën pezullim me shkarkim

Klubi i Tiranës shkarkoi sot nga posti i trajnerit Orges Shehin pas rezultateve zhgënjyes. Por ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen është deklarata e klubit bardheblu.

“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve të dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi. Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

Paradoksi është se pezullim ka një afat, pra Shehi mund të kthehet sërish në një moment të dytë, por e vërteta është se Tirana e ka shkarkuar dhe në vend të tij do të emërojë një teknik tjetër.

Ky reagim ka shkaktuar ironi edhe te ish-futbollisti Sokol Bulku, që ka fituar 4 herë titullin kampion me Tiranën.

“Pezullim nuk kisha dëgjuar. Shkarkim ose dorëheqje po. Libri guines dueht të shtojë dy rrjeshta të lira për këtë rast”, shkruan ai. /zoom.al/