zoom

Slider

Theu kafkën dhe dëmtoi trurin! Shqiptari me biçikletë përplasi për vdekje 72-vjeçarin britanik, dënohet me…

Ermir Loka 23-vjeçari shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar britanik, teksa lëvizte me biçikletë. Loka ishte futur me semafor të kuq në Whitechapel, kur përplasi 72-vjeçarin Peter McCombie.

Pas aksidenti Loka u largua me vrap, pasi kishte frikën e policisë që të mos e kapte pasi ishte pa letra. Përplasja u shëndërrua në vdekje për të moshuarin KMcCombie, i cili theu kafkën dhe dëmtoi trurin duke gjetur vdekjen vetëm pak ditë më vonë.

Loka u dorëzua në polici dhe tha se u largua në panik e sipër dhe shtoi se ishte pa gjumë pasi punonte me orë të gjata në ndërtim dhe në një restorant turk. Loka u dënua me dy vite burg ndërsa familja e të ndjerit tha se vendimi është i padrejtë.