Aplikacion
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir në Turqi, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, sipas autoriteteve turke.
Viktima është Nihat Onbaş, 81 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe në qytetin Sındırgı. Bashkëshortja e tij, Hamide Onbaş, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar frakturë në krah.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje kritike. Nga 29 të lënduarit, 18 tashnë kanë dalë nga spitali, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë trajtimin për dëmtime të pësuara gjatë përpjekjes për t’u larguar nga ndërtesat.
Në fshatrat pranë epiqendrës, 16 ndërtesa janë shembur, përfshirë 4 banesa dhe 12 objekte të braktisura, fatmirësisht pa viktima të tjera./ Zoom.al
Rama: Populli s’na vlerëson më, por kërkon llogari! Ka të drejtë!
