zoom

Bota

Tërmeti i fortë shkund Turqinë, shemben ndërtesat

Tërmeti i fortë shkund Turqinë, shemben ndërtesat

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së hënës rajonin perëndimor të Turqisë, duke shkaktuar rrëzimin e disa ndërtesave dhe frikë në mesin e banorëve.

Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, lëkundjet janë regjistruar në qytetin Sindirgi, në provincën Balikesir, rreth orës 22:48 sipas orës lokale.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll, si dhe në provincat fqinje Bursa, Manisa dhe Izmir, duke shkaktuar panik mes qytetarëve që dolën me nxitim në rrugë.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya deklaroi se tre ndërtesa të pabanuara dhe një dyqan dykatësh janë shembur në Sindirgi, ndërsa strukturat ishin dëmtuar më parë nga një tërmet tjetër.

Autoritetet njoftuan se 22 persona kanë pësuar lëndime, kryesisht për shkak të rrëzimeve gjatë panikut. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima deri në orët e para pas tërmetit.

Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustaoglu, bëri të ditur se xhami, shkolla dhe palestra sportive janë hapur për të strehuar banorët që hezitojnë të kthehen në shtëpitë e tyre./ Zoom.al

Postime të lidhura