zoom

Aktualitet

Tërmet në jug të Shqipërisë! Lëkundjet me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter, ndihen në disa qytete

Tërmet në jug të Shqipërisë! Lëkundjet me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter, ndihen në disa qytete

Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 dhe 4.0 të shkallës Rihter janë regjistruar pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet ishin të cekëta, me një thellësi prej vetëm 2.5 kilometrash, çka i bën më të ndjeshme në sipërfaqe, edhe pse magnituda konsiderohet mesatare.

Lëkundjet janë regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës. Sipas raportimeve nga qytetarët në rrjetet sociale, ato kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar shqetësim, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Sipas ekspertëve, një tërmet me magnitudë 4.0 klasifikohet si i moderuar, por mund të ndjehet qartë, veçanërisht kur ndodh në thellësi të vogël. “Tërmetet e cekëta zakonisht perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda nuk është shumë e lartë,” shpjegon EMSC.

Postime të lidhura