Aplikacion
Tërmet Peçi dha dorëheqjen si kryebashkiak, në kërkim të mandatit të deputetit.
Ai është në listën e hapur si kandidat në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa beteja elektorale ka filluar.
Tërmet Peçi njihet për fjalët që përzgjedh kur i drejtohet Edi Ramës, të cilin e nderon dhe “i bën qejfin” me epitete dhe e vlerëson si komandat.
Njësoj bëri edhe në takimin elektoral që u zhvillua në Gjirokastër, ku ishte i pranishëm edhe Edi Rama.
“Është e vetmja forcë politike që mund ta çojë jo vetëm qarkun tonë, por të gjithë Shqipërinë para. Deri më 10 maj ne nuk kemi asnjë garë këtu me njëri-tjetrin. Ne kemi vetëm një qëllim, një objektiv, të mbështesim dhe të maksimizojmë votat për PS dhe për Edi Ramën. Unë, duke ju parë këtu sy më sy, po jua them sinqerisht: Unë për gjysmë vote, nuk e keni idenë se çfarë bëj. Por, mua nuk më hyn fare në punë mandati pa Edi Ramën dhe pa PS. Kështu që, të gjithë së bashku të mobilizohemi dhe të maksimizojmë votat dhe të tregojmë që nr. 5 të jetë tërmet PS, tërmet Edi Rama. Unë jam mësuar që bëj surpriza. Rrofshi ju, rroftë PS, rroftë kryetari, për mua komandanti”, tha Tërmet Peçi.