Aplikacion
Një Miss në Turqi ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pasi ra nga një mbikalim, sipas mediave vendase.
Të martën, më 1 prill, Güler Erdogan, e cila është kurorëzuar Miss Evropa Kosova, ra nga mbikalimi në qytetin Giresun pas një tentative për t’i ikur policisë.
Ajo raportohet se drejtonte mjetin e dehur në atë kohë dhe pasi e patrulla e policisë i ka bërë shenjë të ndalojë, ka braktisur makinën e saj dhe ka ikur në vrap në këmbë.

Guler ka rënë nga mbikalimi dhe më pas është përplasur nga një mjet tjetër, duke humbur jetën tragjikisht.
Por familja e saj ka reaguar duke thënë që “Mos i besoni lajmeve dhe informacioneve të pabaza që janë publikuar në lidhje me vdekjen e Guler Erdogan. Ajo humbi jetën në një aksident tragjik.”
Investigimi/ Si mafia përdor macet për t’i vënë flakën pyjeve për të blerë tokat e djegura